Vajzat afgane protestojnë në Kabul kundër mbylljes së shkollave
   Bota

Vajzat afgane protestojnë në Kabul kundër mbylljes së shkollave

Duke brohoritur "hapni shkollat", dhjetëra vajza dhe gra protestuan në kryeqytetin afgan të shtunën kundër vendimit të talibanëve për të mbyllur shkollat e tyre të mesme vetëm disa orë pas rihapjes së tyre.

Mijëra vajza të gëzuara anembanë Afganistanit ishin nisur në shkolla të mërkurën (23 mars) - datën kur Ministria e Arsimit kishte caktuar për rifillimin e orëve.

Por vetëm disa orë më vonë, ministria njoftoi për një ndryshim tronditës duke mbyllur shkollat. "Hapni shkollat! Drejtësi, drejtësi!" brohoritnin protestueset të shtunën, disa duke mbajtur libra shkollorë derisa u mblodhën në një shesh të qytetit në Kabul.

Ato mbanin pankarta ku thuhej: "Arsimi është e drejta jonë themelore, jo një plan politik", derisa marshuan për një distancë të shkurtër dhe më vonë u shpërndanë pasi luftëtarët talibanë mbërritën në vendngjarje.

Protesta ishte e para e mbajtur nga gratë në javë pasi talebanët mblodhën drejtuesit e demonstratave fillestare të mbajtura pasi talibanët u kthyen në pushtet në gusht.

Talibanët nuk kanë dhënë një arsye të qartë për vendimin e tyre, i cili erdhi pas një takimi të martën vonë të zyrtarëve të lartë në qytetin jugor të Kandaharit.

Vajzat afgane të shkollave të mesme tani janë jashtë bankave për më shumë se shtatë muaj. "Talibanët nuk mund të shtypin gratë e Afganistanit," tha Laila Basim, një protestuese.

Që nga kthimi në pushtet i talibanëve më 15 gusht, shumë gra janë përjashtuar nga puna në qeveri, janë ndaluar të udhëtojnë vetëm dhe janë urdhëruar të mbulohen.

Talibanët kishin premtuar një version më të butë të sundimit të ashpër islamist që karakterizoi qëndrimin e tyre të parë në pushtet nga viti 1996 deri në 2001. Por shumë kufizime janë vendosur megjithatë, nëse jo në nivel kombëtar, atëherë zbatohen në nivel lokal sipas dëshirës së zyrtarëve rajonalë.

Disa gra afgane fillimisht kundërshtuan talibanët, duke mbajtur protesta të vogla ku kërkuan të drejtën për arsim dhe punë. Por talibanët shpejt i mblodhën krerët duke mohuar se i kishin arrestuar. Që nga lirimi i tyre, shumica kanë heshtur.(rel)


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa