Gjermani, inflacioni në nivelin më të lartë që nga Ribashkimi (1990)
   Bota

Gjermani, inflacioni në nivelin më të lartë që nga Ribashkimi (1990)

Inflacioni në Gjermani arriti në 7,3% në mars, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shkalla më e lartë që nga Ribashkimi, në vitin 1990, sipas një vlerësimi të parë zyrtar të publikuar sot.

”Çmimet e konsumit u rritën me 2,5% krahasuar me shkurtin”, tha Zyra Federale e Statistikave.

Një faktor kryesor pas rritjes së çmimeve ishte një rritje në energjinë elektrike për konsumatorët shtëpiakë dhe karburantet, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, që filloi më 24 shkurt.

”Që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, çmimet e gazit natyror dhe produkteve të naftës minerale janë rritur përsëri dukshëm dhe kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm në shkallën e lartë të inflacionit”, tha zyra, në një deklaratë për shtyp.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa