Tavë me patate, qepë dhe verë të bardhë
Kuzhina

Tavë me patate, qepë dhe verë të bardhë

Një recetë e mrekullueshme dhe e lehtë për të shijuar patatet e furrës, por pak më e veçantë se zakonisht.

Të përgatitura sipas recetës së AgroWeb.org, patatet do t’ju shkrihen në gojë që në kafshatën e parë.

Kombinimi perfekt i përbërësve krijon pikërisht atë shije që duhet për t’i shijuar më së miri patatet e pjekura.

Provojeni kombinimin që ju sugjerojmë dhe përgatiteni duke ndjekur këshillat tona.

Përbërësit

Gjalpë

1 kg patate

4 qepë të mëdha

3 thelpinj hudhër

100 ml verë e bardhë

40 ml pana

50 gr djathë kaçkavall

40 gr bukë e thërrmuar

Përgatitja

Ngrohni fillimish furrën në temperaturë 220°C – 200°C.

Lyeni me gjalpë një tavë të përshtatshme për pjekje.

Pasi të keni pastruar dhe qëruar patatet, pritini ato në feta dhe më pas vendosni në një enë me ujë të ftohtë dhe pak të kripur. Lërini të vlojnë për 10 minuta ose derisa të zbuten.

Ndërkohë qëroni dhe prisni hollë qepët. Vendosni ato në enën me gjalpë së bashku me patatet e ziera dhe hudhrën e grirë.

Shtoni aty verën e bardhë dhe panën dhe lërini të qëndrojnë për disa minuta.

Spërkasni sipër djathin kaçkavall dhe bukën e thërrmuar.

Piqeni në furrë për 25 minuta ose derisa pjesa e sipërme të jetë e artë.


MË SHUME NGA Kuzhina