Franca do të dëbojë 6 spiunë të dyshuar rusë
   Bota

Franca do të dëbojë 6 spiunë të dyshuar rusë

Franca do të dëbojë gjashtë agjentë rusë të dyshuar se punonin si spiunë “nën mbulesë diplomatike” në vend, njoftoi sot Ministria e Jashtme franceze.

Në deklaratë thuhet se “pas një hetimi shumë të gjatë, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Brendshme (DGSI) zbuloi të dielën, më 10 prill një operacion klandestin të kryer nga shërbimet e inteligjencës ruse në territorin tonë”.

Më tej në deklaratë thuhet se aktivitetet e gjashtë rusët, të cilët tani janë cilësuar si "persona non grata", ishin në kundërshtim me interesat kombëtare të Francës.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin përgëzoi në një postim në Twitter agjentët francezë të sigurisë të përfshirë, të cilët “penguan një rrjet agjentësh klandestine rusë që punonin kundër interesave tona”.

Ministria e Jashtme franceze tha se në mungesë të ambasadorit rus, “numri dy në ambasadë u thirr në ministri sonte për t'u informuar për këtë vendim”.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa