Zbulohen të gjitha specifikat e Xiaomi 12 Lite
Rtklive
Tech

Zbulohen të gjitha specifikat e Xiaomi 12 Lite

Xiaomi tashmë ka prezantuar tre anëtarët e rinj të familje së telefonave të mençur – e së fundmi ka prezantuar edhe modelin më të kërkuar dhe njëherit anëtarin e katërt.

Deri më tani në Xiaomi kanë arritur modelet Xiaomi 12, 12 Pro dhe 12X, megjithatë kjo familje e telefonave të mençur do të rritet.

Pritet të shfaqen edhe modelet Xiaomi 12 Ultra, i pasuar nga Xiaomi 12 Lite për të cilin është folur shumë nëpër forume.

Ashtu siç flet edhe emri i tij, kjo pajisje do të jetë pasuese e modelit të kaluar Mi 11 Lite 5G dhe Mi 11 Lite 5G NE, por nuk duhet pritur ndonjë përmirësim.

Renderët e mëparshëm kanë paralajmëruar dizajnin siç e kishte Xiaomi 12. Përveç kësaj, ekrani 6.65 FHD+ AMOLED do të ketë frekuencë freskimi prej 120 Hz, e kjo është një rritje në raport me 90 Hz që ishte tek modeli Mi 11 Lite 5G NE.

Bateria është gjithashtu më e madhe, kështu kapaciteti i saj është 4.500 mAh dhe përkrahet nga mbushësi i shpejtë 67 W, derisa modelet e kaluara kishin bateri prej 4.250 mAh me mbushës 33 W.

Xiaomi 12 Lite në thelb është Xiaomi 11 Lite 5G NE me të njëjtin procesor Snapdragon 778 me 6 apo 8 GB RAM, 128 apo 256 GB memorie të brendshme dhe me kamerën kryesore prej 64 MP.

Xiaomi 12 Lite do të përdor sistemin operativ Android 12 me interfejsin MIUI 13.


MË SHUME NGA Tech