16:02 / 23.04.2022
Shënohen 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 18 raste pozitive, nga testimi i 689 të dyshuarve për koronavirus.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 433.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 167 persona.
Numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 821.740 ndërkaq me dozë të tretë ose përforcuese është 101.166.