23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Shëndetësi

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 23 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 869 mostrave.

Nuk është njoftuar për ndonjë rast me fatalitet.

MSH ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 14 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224.396. Aktualisht në Kosovë janë 442 raste aktive. 

 Në 24 orët e fundit janë administruar 57 doza të vaksinës anti-COVID.