MSh-ja, thirrje qytetarëve të vaksinohen
Shëndetësi

MSh-ja, thirrje qytetarëve të vaksinohen

K.K

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, ministria thotë se pandemia nuk ka mbaruar dhe në shumë vende të ndryshe të botës, ka pasur rritje të rasteve, ndonëse në Kosovë ka pasur numër të vogël të tyre.

“Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, prej disa javësh, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Por, në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar. Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.