Për 3 muaj në Klinikën e Neurologjisë u trajtuan 291 raste të sulmit në tru
Shëndetësi

Për 3 muaj në Klinikën e Neurologjisë u trajtuan 291 raste të sulmit në tru

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se në Klinikën e Neurologjisë për tre muajt e fundit janë trajtuar 291 raste të sulmit në tru.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në total, klinika për këtë periudhë kohore ka trajtuar 456 pacientë të shtrirë, me 3,984 ditë shërimi, po ashtu janë kryer 3,208 vizita ambulantore dhe 1,403 vizita konsultative emergjente.

“Stafi i klinikës ka kryer 917 EEG dhe 494 EMNG, 39 raste me Sklerozë Multiple, 650 raste të epilepsisë, 68 raste neuro-psikologjike dhe shumë shërbime të tjera mjekësore neurologjike për pacientë të spitalizuar dhe ata ambulantor”, thuhet në njoftim.