Në Klinikën Emergjente janë trajtuar 16 raste pas aksidenteve në trafik
Shëndetësi

Në Klinikën Emergjente janë trajtuar 16 raste pas aksidenteve në trafik

K.K

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njofton se 70 pacientë me probleme internistike kanë marrë shërbimin shëndetësor emergjent, në kuadër të Klinikës Emeregjente të QKUK-së, në 24-orët e fundit.

Në njoftim bëhet e ditur se po në këtë klinikë gjatë kësaj kohe në dhomën e reanimit janë trajtuar 58 raste, kurse në shërbimin ortopedik 53 raste, janë ekzaminuar edhe 41 raste kirurgjike.

16 raste janë trajtuar pas aksidenteve në trafik, kurse 13 raste janë mjekuar në sallën e vogël të intervenimeve , thuhet në njoftimin për media.