VIDEO-Vajzat kanë nevojë për më shumë përkrahje për TIK
Rtklive
Tech

VIDEO-Vajzat kanë nevojë për më shumë përkrahje për TIK

Sh.Gashi

Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK (Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit)” shënohet çdo vit në të enjten e fundit të muajit prill, në 140 shtete të botës, ndërsa këtë vit, kjo ditë kremtohet sot.

Për të folur për këtë ditë sot në lidhje të drejtpërdrejt ishin të ftuara për një intervistë ishin të ftuara dy nga bashkëthemelueset e organizatës “Çikat n’STEM”, Elta Bajrami dhe Jora Zeneli, organizata e të cilave  ka për qëllim që me anë të traditave të gërshetojnë teknologjinë dhe të ju mësojmë  vajzave një nga sektorët që ka më së shumti  hovë të zhvillimit që  është sektori i teknologjisë por për posë këtij sektori “Çikat n’STEM” përfshin edhe shkencën,inxhinierin , shkencën  dhe matematikën.

“Klubi “Çikat n’STEM”  është iniciativë e tri vajzave Elta Bajrami dhe Jora Zeneli si dhe Etna Zeneli që momentalisht gjendet në Amerikë.

Ato po mundohen  që me anë të traditave tona të gërshetojmë  teknologjinë, dhe të ju mësojmë një nga sektorët që ka më së shumti hov të zhvillimit sidomos ky i teknologjisë  duke i përkrahë vajzat gjatë zhvillimit të karrierës së tyre . Por përpos sektorit të teknologjisë  “Çikat n’STEM” përfshinë edhe shkencën m inxhinierinë dhe matematikën.

Ndryshe “Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK” shënohet si përpjekje globale që synon të ndërgjegjësojë dhe inkurajojë vajzat për ndjekjen e studimeve, ku në qendër të vëmendjes kanë sektorin e teknologjisë së informacionit.


MË SHUME NGA Tech