19 raste të reja me COVID-19, janë shëruar 16 qytetarë
Shëndetësi

19 raste të reja me COVID-19, janë shëruar 16 qytetarë

N. Mekolli /RTKlive.com

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 723 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.885 doza të vaksinës”, njofton MSH.

Deri më sot 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dyt, janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Bëhet e ditur se nga 723 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas raportit të fundit janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470. Në total numri i rasteve aktive është 415.

Mund të jetë një imazh i teksti


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa