​415 raste aktive me COVID
Shëndetësi

​415 raste aktive me COVID

Aktualisht janë 415 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 16 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24-orët e fundit janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19.