29 raste të reja me COVID-19
Shëndetësi

29 raste të reja me COVID-19

N.M. /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 619 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.998 doza të vaksinës”, njofton MSH.

Deri më sot 821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 101.471 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Bëhet e ditur se nga 619 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas raportit të fundit janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.473.  Në total numri i rasteve aktive është 441.

Mund të jetë një imazh i teksti