21 raste të reja me COVID-19
Shëndetësi

21 raste të reja me COVID-19

N.M. /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 769 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“ Në 24 orët e fundit janë dhënë 159 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.157 doza të vaksinës ”, njofton MSH.

Deri më sot 822.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 101.563 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Bëhet e ditur se nga 769 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.495. Në total numri i rasteve aktive është 440.

Mund të jetë një imazh i teksti


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa