Britania, “ushtarë kibernetikë" rusë po përforcojnë përmbajtjet pro Kremlin
Tech

Britania, “ushtarë kibernetikë" rusë po përforcojnë përmbajtjet pro Kremlin

VoA

Sipas një studimi britanik, "ushtarë kibernetikë" rusë kanë nisur një sulm të ri kundër udhëheqësve të huaj, duke vendosur në shënjestër platformat e mediave sociale, me një fushatë dezinformimi në shkallë të gjerë, që synon të legjitimojë sulmin në Ukrainë.

Operativët me pagesë, me vendndodhje në Shën Petersburg, kanë përdorur aplikacionin e mesazheve Telegram për të rekrutuar dhe koordinuar mbështetës, të cilët më pas vërshojnë në llogaritë e mediave sociale të kritikëve të Kremlinit, me komente që mbështesin Presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë, bëri të ditur të dielën agjencia britanike që trajton çështje të sigurinë kombëtare e luftës ndaj terrorizmit.

Operativët me pagesë kanë zhvilluar teknika të reja për të shmangur zbulimin nga platformat e mediave sociale, duke postuar komente dhe duke përforcuar përmbajtjen pro-Kremlinit, të hedhura nga përdorues legjitimë, thanë zyrtarët britanikë.

Gjurmët e aktivitetit të saj janë gjetur në tetë platforma të mediave sociale, mes tyre Telegram-i, Twitter-i, Facebook-u dhe TikTok-u.

Operacioni ka vënë në shënjestër politikanë dhe audiencë më të gjerë në një numër vendesh, përfshirë Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Indinë, thanë zyrtarët britanikë. Besohet se ai ka lidhje me Yevgeniy Prigozhin, ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vendosur sanksione për financim të operacioneve të ndikimit në internet të ndërmarra nga Kremlini.

“Ne nuk mund të lejojmë që Kremlini dhe “fabrikat” e tij të fshehta të përndjekësve në internet të pushtojnë hapësirat tona aty me gënjeshtra e tyre për luftën e paligjshme të Putinit”, tha në një deklaratë Sekretarja e Jashtme Liz Truss.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatët dhe platformat e medias për të ndalur operacionet ruse të kësaj natyre”, shtoi ajo.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle