Zukerberg, rikthehet në mesin e 10 personave më të pasur në botë
Rtklive
Tech

Zukerberg, rikthehet në mesin e 10 personave më të pasur në botë

Mark Zukerberg shtoi pasurinë për 11 miliardë dollarë dhe sërish u vendos në listën e dhjetë personave më të pasur në botë. Më 28 prill, vlera e “Metës”, kompanisë që zotëron rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, u rrit me 17%. Kështu Zuckerberg u bë më i pasur me 11 miliardë dollarë në vetëm një ditë.

Në Wall Street pati pritshmëri që “Meta” të ketë rritjen më të ngadaltë në vitet e fundit, në tremujorin e parë të këtij viti, por investitorët u ndanë të kënaqur, pasi vunë re një rritje të numrit të përdoruesve, që është një nga parametrat më të rëndësishme.

Rënia e mëparshme e vlerës së aksioneve pati ndikim në vlerën e pasurisë së Zukerberg. Dy muaj më vonë, ai u rikthye në dhjetëshen e njerëzve më të pasur në botë, dhe pasuria e tij u vlerësua në 65 miliardë dollarë.


MË SHUME NGA Tech