Grevë paralajmëruese në Kardiologjinë Invazive
Valjeta Shala/RTK
Me organizim të Shoqatës Sindikale të QKUK, për një orë mbahet sot grevë nga ana e mjekëve të Kardiologjisë Invazive.
Qëllimi i kësaj greve është që të kundërshtohet plotësim-ndryshimi i Statutit të ShSKUK-së, i cili sipas tyre, në mënyrë të kundërligjshme parasheh shuarjen e Kardiologjisë Invazive.
Mjekët e kësja klinike e cila për gjashtë vjet ka funksionuar si repart i vecantë, deklarojnë se iniciativa që ka nisur nga Bordi i SHSKUK-së, është bërë pa kërkesë edhe pa pëlqimin e tyre si palë e përfshirë.
“Ky plotësim ndryshim nuk parashikon asgjë tjetër vetëm shuarjen, që na bën të dyshojmë për motivet e një riorganizimi të tillë”, thanë mjekët e këtij reparti për RTK-në.
“ Ky plotësim statut ka edhe lëshime juridike dhe si i tillë është i pazbatueshëm në praktikë”.
Sipas mjekëve, Kardiologjia Invazive gjatë funksionimit gjashtë vjeçar si njësi e pavarur, ka treguar rezultate të jashtëzakonshme.