14:58 / 04.05.2022
440 operacione për 3 muaj, në Kirurgjinë Plastike në QKUK
K.K
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në tre muajt e parë të këtij viti janë realizuar 440 operacione në Klinikën e Kirurgjisë Plastike Rekunstruktive dhe Estetike, në QKUK.
Në njoftim bëhet e ditur se kirurgët plastik kanë kryer 1mijë e 889 vizita ambulantore, kurse në sallën e Klinikës Emergjente janë kryer 164 intervenime kirurgjike dhe 485 konsultime-vizita emergjente.
Gjatë këtij tremujori, kirurgët plastik bënë rekonstruksionin e gjirit tek 6 gra të cilat ishin ballafaquar me kancerin e gjirit, thuhet në njoftimin për media.
Në Klinikën e Kirurgjisë plastike për tre muaj janë ofruar edhe 2 mijë e 883 shërbime të tjera mjekësore nga mjekët dhe infermierët e klinikës.