Tri raste të reja me Covid-19 në Kosovë
K.K
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 321 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 36 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.287 doza të vaksinës, njofton MSh.
Deri më sot 822.059 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 101.649 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 321 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.569. Në total numri i rasteve aktive është 394, njofton kjo ministri.