09:05 / 05.05.2022
394 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Kimete Kasumi/ RTKLive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në total numri i rasteve aktive është 394.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.569, njofton kjo ministri.