MSh vazhdon thirrjen: Pandemia s’ka përfunduar, vaksinohuni
Foto: RTK
Shëndetësi

MSh vazhdon thirrjen: Pandemia s’ka përfunduar, vaksinohuni

Kimete Kasumi/ RTKLive

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar ende që të vaksinohen, duke thënë se pandemia COVID-19 s’ka përfunduar ende.

Sipas MSh-së, çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale.

“Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende. Çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale, më pak vdekje nga COVID-19 dhe, ne, më afër njëri-tjetrit. Vaksinohu edhe Ti! Për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19”, thuhet në postimin në faqen zyrtare të MSh-së.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe një video rreth vaksinimit, të cilen mund ta shihni më poshtë: