Gjashtëmbëdhjetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Foto: RTK
Shëndetësi

Gjashtëmbëdhjetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Kimete Kasumi/ RTKLive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.580 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 822.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 101.781 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577.Në total numri i rasteve aktive është 402, njofton kjo ministri.