18:24 / 05.05.2022
Zelensky fton liderët gjermanë në Kiev
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ftuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier për takim në Kiev, raporton agjencia e lajmeve AFP duke cituar zyrën e presidentit gjerman.
Zelensky e bëri ftesën gjatë një bisede telefonike me Steinmeier, gjatë së cilës u sqaruan keqkuptimet e së kaluarës dhe Steinmeier shprehu solidaritetin, respektin dhe mbështetjen e tij për Ukrainën.
Ftesa vjen tre javë pasi Steinmeier u refuzua nga Kievi për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike të Gjermanisë me Rusinë. Vizita e planifikuar e presidentit gjerman në kryeqytetin ukrainas u anulua në minutën e fundit./tvklan.al/