Mbi 400 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Foto: RTK
Shëndetësi

Mbi 400 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Kimete Kasumi/ RTKLive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se aktualisht janë 402 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar tetë qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577, njofton kjo ministri.