VIDEO-Tolaj:Pandemia ka marrë fund, por ende përballemi me pasoja të saj
Foto RTK
Shëndetësi

VIDEO-Tolaj:Pandemia ka marrë fund, por ende përballemi me pasoja të saj

Afet BELA/ RTKlive.com

Për mbi dy vite bota është përballur me pandeminë Covid19 e cila u ka marrë jetën miliona njerëzve në gjithë botën. Kosova si shtetet e tjera është përballur me pandeminë Covid19 dhe tani numri i atyre që infektohen është shumë i vogël, por pasojat do të jenë edhe për një kohë.

Infektologu Ilir Tolaj, the se për Kosovën, pandemia ka marrë fund edhe pse mund të kemi raste të reja për virusin.

“Asnjëherë nuk do të shohim pamjet që kanë qenë më herët që kanë qenë më pandeminë. Popullata e Kosovës ka krijuar imunitet për vaksinim, mund të them se Kosova e ka përmbyllur pandeminë, por tani është koha që të përballemi me pasojat e pandemisë në shumë aspekte”, tha Tolaj sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij COVID ka lënë pasoja për shumë kë dhe do të jetë edhe për ardhmen. “Varet prej individëve si do t’i kenë pasojat, po ashtu varet edhe nga interaksioni i organizmit të individit, varet nga mediatorët që lirohen në organizëm, ka edeh probleme të tjera, si lodhja, kollitja etj”, tha Tolaj.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa