​11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Foto: RTK
Shëndetësi

​11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Kimete Kasumi/ RTKLive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 770 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.774 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 822.237 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 101.869 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 770 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.584.Në total numri i rasteve aktive është 406, njofton kjo ministri.