Dhjetë raste të reja me COVID-10
Valbona Thaçi/RTKLive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 687 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Sipas, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.597. Në total numri i rasteve aktive është 403”, thuhet në njoftim.
Kurse në 24 orët e fundit janë dhënë 211 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.987 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, poashtu deri më sot janë dhënë 101.960 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, njofton Ministria.