Dy raste të reja me COVID-19
Shëndetësi

Dy raste të reja me COVID-19

Naser Mekolli /RTKlive.com

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 612 testime, dy qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 32 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.056 doza të vaksinës”, njofton MSH-ja.

Deri më sot 822.546 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 101.996 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Bëhet e ditur se nga 612 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjithësejt, në 24 orët e fundit janë në shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.645. Në total numri i rasteve aktive është 363.

Mund të jetë një imazh i teksti