15:16 / 10.05.2022
Konfirmohen katër raste të reja me COVID-19
Emine Hoti/ RTKlive.com
Ministria e Shëndetësisë njofton se të martën në Kosovë janë konfirmuar katër raste të reja të infektimit me COVID-19 .
Sipas MSH-së gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 466 testime, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.665.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 347.
Në 24 orët e fundit MSh-ja njofton se janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa,prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.827.083 doza të vaksinës.