Edhe 21 raste pozitive me COVID-19 nga testimi i 635 personave
Foto: RTK
Shëndetësi

Edhe 21 raste pozitive me COVID-19 nga testimi i 635 personave

Emine Hoti /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten se në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 635 personave.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i rasteve aktive është 351.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 143 persona.

Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 822.516 ndërkaq me dozë të tretë dhe përfocuese është 102.264.