15:03 / 16.05.2022
Shtatë raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 486 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës, njofton MSh.
Deri më sot 822.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 102.349 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792. Në total numri i rasteve aktive është 328, njofton kjo ministri.