15:30 / 16.05.2022
QKUK, për 3 muaj realizohen 5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike
Kimete Kasumi/RTKlive
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike të QKUK-së, për 3 muaj janë realizuar 5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se nga to, 1 mijë e 806 mostra ishin të Traktit Urogjenital, 934 të Traktit Respirator dhe 511 të Traktit Gastrointestinal.
"Nga janari deri në mars u kryen edhe 1 mijë e 555 teste për infeksione spitalore, 196 teste imunokromatografike dhe 662 teste aerologjike", thuhet në njoftim.