07:49 / 17.05.2022
328 raste aktive me coronavirus në Kosovë
Kimete Kasumi/RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 328.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës, njofton MSh.
Deri më sot 822.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 102.349 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792, njofton kjo ministri.