15:05 / 17.05.2022
Katër raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Kimete Kasumi/RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 523 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes..
Në 24 orët e fundit janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës, njofton MSh.
Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824. Në total numri i rasteve aktive është 282, njofton kjo ministri.