08:34 / 18.05.2022
282 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 282.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk ka pasur asnjë të vdekur nga koronavirusi.
Ndërkohë janë shëruar 32 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 824, njofton MSh.