07:39 / 19.05.2022
263 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 263.
Në 24-orët e fundit janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk ka pasur asnjë të vdekur nga koronavirusi.
Ndërkohë janë shëruar 35 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 859, njofton MSh.