14:58 / 20.05.2022
14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Kimete Kasumi/RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 600 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 139 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.318 doza të vaksinës, njofton MSh.
Deri më sot 822.779 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 102.518 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.918. Në total numri i rasteve aktive është 230, njofton kjo ministri.