13:54 / 21.05.2022
12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 502 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 113 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.431 doza të vaksinës, njofton MSh.
Deri më sot 822.829 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 102.545 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.947. Në total numri i rasteve aktive është 213, njofton kjo ministri.