14:58 / 25.05.2022
8 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 485 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.705 doza të vaksinësm njofton MSh.
Deri më sot 822.930 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.635 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052. Në total numri i rasteve aktive është 138, njofton kjo ministri.