07:50 / 27.05.2022
127 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në total numri i rasteve aktive është 127.
Në 24-orët e fundit janë regjistruar nëntë raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk ka pasur asnjë të vdekur nga koronavirusi.
Ndërkohë janë shëruar 20 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 072.























