4 raste të reja me Covid-19
BKT
Foto: RTK
Shëndetësi

4 raste të reja me Covid-19

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 392 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.862 doza të vaksinës, njofton MSh.

Deri më sot 822.985 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.080. Në total numri i rasteve aktive është 123, njofton kjo ministri.


MË SHUME NGA Shëndetësi