IKSHPK: ​103 raste aktive me COVID-19
BKT
Foto: RTK
Shëndetësi

IKSHPK: ​103 raste aktive me COVID-19

Emine Hoti / RTKlive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.954 doza të vaksinës dhe 823.028 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas njoftimit të këtij instituti , janë dhënë 102.711 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

“Nga 458 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.106”, shkruan në njoftim.

Në total numri i rasteve aktive është 103


MË SHUME NGA Shëndetësi