15:58 / 29.05.2022
Asnjë rast i ri i konfirmuar me COVID-19
Emine Hoti / RTKlive
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe nuk është raportuar asnjë rast i ri i infektuar me këtë virus.
"Nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396", njofton Ministria e Shëndetësisë.























