14:26 / 30.05.2022
1 293 operime për tre muaj në spitalin e Prizrenit
Kimete Kasumi/ RTKlive
Mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, në Spitalin e Prizrenit, kanë kryer 1 mijë e 293 operime për periudhën janar- mars 2022.
Për tre muaj, janë realizuar edhe 32 mijë e 32 vizita ambulantore dhe 21 mijë e 702 vizita diagnostike.
Gjatë kësaj kohe, ndërkaq, në Repartin e Gjinekologjisë janë kryer 615 lindje, 213 prej tyre me operacion, derisa janë lindur 623 fëmijë.
Po ashtu, në muajt e parë të këtij viti janë ofruar mijëra shërbime radiologjike, mes tyre 1 mijë e 217 CT, 1 mijë e 871 ultrazë dhe 5 mijë e 677 radiografi, thuhet në njoftim.























