14:57 / 30.05.2022
5 raste të reja me Covid-19
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 223 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.982 doza të vaksinës, njofton MSh
Deri më sot 823.035 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.148. Në total numri i rasteve aktive është 66, njofton kjo ministri.

.























