​230 pacientë trajtohen në Klinikën Emergjente
Foto: ShSKUK/ Facebook
Shëndetësi

​230 pacientë trajtohen në Klinikën Emergjente

Kimete Kasumi/ RTKlive

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të mbetet klinika më e ngarkuar me pacientë.

Sipas një njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, vetëm në 24-orët e fundit në këtë klinikë ndihmë mjekësore kanë marrë 230 pacientë, ku 22 prej tyre janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror.

“Nga numri i përgjithshëm i rasteve,11 pacientë kanë qenë të aksidentuar në trafik. Janë kryer 2 operacione emergjente në sallat e operacionit dhe 14 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve”, thuhet në njoftim.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa