15:07 / 02.06.2022
5 raste të reja me Covid-19
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 400 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.262 doza të vaksinës, njofton MSh.
Deri më sot 823.154 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 102.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.170. Në total numri i rasteve aktive është 59, njofton kjo ministri.