Shënohen nëntë raste të reja me COVID-19
Foto: RTK
Shëndetësi

Shënohen nëntë raste të reja me COVID-19

Emine Hoti/RTKlive

Nëntë raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar për 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Bëhet e ditur se sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 185.

Në total numri i rasteve aktive është 56.

Në 24-orët e fundit janë dhënë edhe 66 doza të vaksinës kundër COVID-19.


APR
Romay Lift