13:27 / 05.06.2022
Katër raste pozitive me COVID-19
Valbona Thaçi/RTKLive
Katër raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar për 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Bëhet e ditur se sot janë shëruar nëntë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 199. Kurse numri i rasteve aktive është 56.
Poashtu në 24-orët e fundit janë dhënë edhe 18 doza të vaksinës kundër COVID-19.